Situatë dramatike në kufirin Poloni-Bjellorusi, shkon në 11 numri i viktimave

74

Situata me emigrantët në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë mbetët e tensionuar. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u shpreh i shqetësuar për situatën ku zbulimi i një trupi gjatë natës nxori në pah rreziqet, pasi mijëra emigrantë nga vendet e treta po strehohen në kushte të rënda atmosferike në Bjellorusi, me shpresën që të hyjnë në Bashkimin Evropian.

“Ne mendojmë se është një shqetësim i madh. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë në Rusi, si dhe kemi komunikuar me autoritet në Bjellorusi”.

Presidenti Rus Vladimir Putin nga ana tjetër mohoi përfshirjen ne këtë çështje. Sipas tij, Rusia nuk ka asnjë lidhje me situatën e krijuar në kufi.

“Ne nuk kemi asnjë lidhje. Të gjithë përpiqen të na bëjnë përgjegjës për diçka që nuk është e vërtetë. Linjat tona ajrore nuk i transportojnë ata njerëz. Asnjë kompani e vetme”.

Liderët e Bashkimit Europian, ndërkohë e kanë akuzuar Minksun se ndjekja e këtyre politikave është një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Brukselit kundër regjimit të liderit autoritar, Alyaksandr Lukashenka. Bjellorusia mohon akuzat dhe thotë se nuk mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës me emigrantët nëse Evropa në heq sanksionet që ka vendosur ndaj saj.