Situatë e pazakontë në Top Channel, dy të ftuarit braktisin emisionin pas sherrit, habiten moderatorët

175

Jane perfshire ne debat dhe nje perplasje te pazakonte Gazetari Bledi Mane dhe eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi në studion e “Shqipëria live” teksa diskutohej për vrasjen në Elbasan.

Bledi Mane akuzoi Rexhepin se e ka kërcënuar atë si gazetar. “Jo ti, po s’ka burrë nëne që mund ta gërricë me gazetarët, sidomos në shtëpinë e tyre”.

Rexhepi: Nuk kam asgjë me ty!
Mane: Nuk mund të kesh asgjë me mua ose me kolegët e mi. Do të flasim jashtë!
Ndërkohë, Rexhepi heq mikrofonin dhe çohet nga karrigia. Bledi Mane tha se “dua të kërkoj një falje publike”, gjë që nuk ndodhi.

Sipas dy moderatorëve në studio, nuk u dëgjua ndonjë kërcënim nga Rexhepi, megjithatë situata mbetet e paqartë. Të dy të ftuarit u larguan nga emisioni, i cili transmetohet direkt në Top Channel, ndërkohë që vijoi transmetimi normal i programacionit.