S’ka konsensus për reformat/ Socialistët po diskutojnë vetëm me PD zyrtare, jo “foltoren”

113

10 shkurti është afati maksimal për miratimin në seance plenare te zgjatjes se mandatit te organeve te vettingut.

Demokratët bojkotuan procesin ne Këshillin e Legjislacionit, por socialistët presin një qasje të re të kundërshtarëve politik.

Balla: Zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut nuk është një çështje e bindjeve politike, por një çështje që ka të bëjë me çuarjen përpara të një prej shtyllave kryesorë të Reformës në Drejtësi. Kështu që iniciativa nuk është për PS, por është një domosdoshmëri, ndaj dhe të gjithë duhet të jemi në sallën e Kuvendit dhe ta votojmë. Kaq.

Ndryshe nga sa ndodh me vettingun ne drejtësi, palët po negociojnë per reformën zgjedhore. Kërkesa e demokratëve për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore duket se po mban peng procesin. Të majtët nuk kane kushte për dialogun politik.

Balla: Kemi një qasje dhe një diskutim me grupin parlamentar të PD, me PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Jemi te hapur te diskutojmë edhe për objektin edhe per çdo çështje tjetër.

Para reformës zgjedhore aktorët politik i pret një beteje e parakohshme zgjedhore më 6 mars. Krahas kandidatëve të Lulzim Bashes socialistët do ketë përballë edhe kandidatët e Sali Berishës.

Balla: ‘Non grata’ dhe produktet e tij mbetet gjithnjë ‘non grata’.