SKANDALI I PAGAVE/ Konkurrentja e zhurmshme e Përputhen punon si shitëse te dyqani i ish-të dashurit që e turpëroi në sytë e gjithë shqiptarëve

81

Çështja e javës në Shqipëri nuk janë Krishtlindjet dhe as betejat Berisha-Basha, por një nga ngjarjet më të turpshme që mund t’i ketë ndodhur ndonjëherë shtetit shqiptar. Dje dhe sot janë publikuar rrogat e mbi 600 mijë shqiptarëve, me shifra dhe të dhëna që kanë filtruar në media dhe në rrjetin social Whatssap.

Mes shumë emrash të njohur që qarkullojnë online në media të ndryshme për të krijuar lajm, figuron edhe një pjesëmarrëse e programit “Përputhen” në televizionin Top Channel. Bëhet fjalë për Alvisa Qarrin.

Bukuroshja ka fituar mijëra ndjekës në Instagram dhe kontrata të majme marketingu me bujën e saj në emisionin ditor të dashurisë. Nuk mund të mos ishte pjesë e lajmeve të showbizz-it edhe rroga e saj.

Sipas listës që mund të aksesohet lehtësisht nga të gjithë, Alvisa figuron si punonjëse me pagë minimale në dyqanin e ish-të dashurit të saj, Hysenit. Alvisa punon si shitëse dhe paguhet 300 mijë lekë të vjetra.

Deri këtu s’ka asgjë të keqe. Por besojmë të gjithë e mbani mend skandalin mes Alvisës dhe Hysenit në Përputhen? U tha për dhunë, për denoncime, shumë nga personazhet e njohur publike të vendit tonë i dolën në krah Alvisës, i qanin hallin, ndërkohë që tani na del se ajo paska qenë e punësuar të biznesi i Hysenit.

Të bësh një punë të ndershme, qoftë edhe me një pagë minimale, është NDER, por të hiqesh sikur bën një jetë milionere, sikur je e rrethuar nga luksi dhe të shesësh tangërllik kjo është e turpshme.SHIKO VIDEON