“S’kemi nevojë të marrim leje nga askush”, Erdogan mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

296

Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan ka thënë se ky shtet do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO, shkruan Gazeta Express.

Ai deklaroi se s’kanë nevojë që të marrin leje nga askush për ta bërë një gjë të tillë.

Ergodan theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shikojmëm asnjë gjë që nuk shkon këtu. Për sa i përket njohjes së Kosovës dhe për ta mbështetur procesin e Kosovës këtu, nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta ofruar këtë mbështjetje. Ne i kemi marr hapat tonë ashtu siç i kemi marrë me rastin e njohjes se Kosovës, ashtu do të bëjmë edhe tani me rastin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani i kërkoi atij përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.

“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”./Gazeta Express/asutimes.com