Sot është super gazetar, por në fillimet e veta Marin Mema ka pasur profesion tjetër

103

Marin Mema është një nga gazetarët më të mirë shqiptarë. Të paktë janë ata që e dinë që Marini kishte një pasion të madh për futbollin, por një dëmtim e detyroi të braktiste ëndrrën e tij të madhe për t’u bërë futbollist.

Në një postim të kryer në “Instagram”, gazetari atdhetar është rikthyer 22 vite pas në kohë, duke publikuar një foto të ekipit të të rinjve të Tiranës, që merrte pjesë në një turne në Itali.

POSTIMI I MARIN MEMËS

“Dukemi shumë të lodhur dhe në fakt kështu ishim. Pas një udhëtimi të gjatë me traget dhe një fjetje në shezlonë brenda një palestre sporti, pasi hëngrëm një panine shoqëruar me një “patatino” (nuk e di çfarë diete ishte kjo) zbritëm në fushë kundër Parmës që kishte kapiten Paolo Cannavaron, vëllai i Fabios dhe më pas kapiten i Napolit.

Ishim të gjithë 18-19 vjeç, disa edhe më të rinj. Zhvillohej turneu i njohur i Vignolës në Itali, 22 vjet më parë .

Në fund historia shkoi për fat të keq Parma – Tirana 2-1 . He mo djem si ju duket ? Është rrugëtim fiks për “Gjurmë Shqiptare” . @endrivrapi @enritsamarxhi_5 @fmanastirliu @aleksanders_10 @epustina1 @janifatjon Bëni tag edhe çunat e tjerë”.