SPAK e shpalli në kërkim, reagon biznesmeni Rezart Taçi ndaj akuzave që ka ngritur Prokuroria e Posaçme

43

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi ka reeaguar pas publikimit të njoftimit nga SPAK që konfirmon se ka një urdhër arresti për të me akuza për pastrim parash. Akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Taçi i ka quajtur të pabaza dhe të pakuptueshme, teksa ka folur për “Albanian Post”.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.