Spektakël fishekzjarresh shumëngjyrësh, si u prit Viti i Ri 2022 në Tiranë

87

Një Vit i Ri që iu kishte munguar shqiptarëve, por jo vetëm. 2022 ka trokitur edhe në Shqipëri, që për një natë i është gëzuar jo vetëm festës, por edhe heqjes së orës policore për shkak të pandemisë.

Qindra qytetarë kanë pritur Vitin e Ri në sheshin “Skënderbej” duke shijuar koncertin dhe spektaklin fishekzjarreve.

Qielli i kryeqytetit është mbuluar nga dritat e fishekzjarrëve, sapo akrepat kanë shënuar ndërrimin e viteve.