Statistikat: Njerëzit që jetojnë në Zvicër, jetojnë më gjatë – një nga arsyet është ngrënia e djathit

144

Zvicra mburret me jetëgjatësinë më të madhe në botë. Pasuria, mirëqenia dhe ngrënia e djathit janë tre nga sekretet.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të jetëgjatësia në Zvicër pothuajse është dyfishuar. Në këtë periudhë, ajo u rrit nga 49 në 85 për gratë dhe nga 46 në 81 për burrat.

Sipas raportit të Statistikave Botërore të Shëndetit, Zvicra është pak prapa Japonisë me një jetëgjatësi mesatare prej 83 vjetësh. Kjo është 12 vjet mbi mesataren globale.

Pra, pse zviceranët jetojnë kaq gjatë?

Studime të ndryshme tregojnë për disa nga arsyet, të cilat janë mjaft befasuese: pasuria, ndjenja e mirëqenies dhe dashuria për produktet e qumështit përfshirë djathin.