Stina kur keni lindur tregon shumë për karakterin tuaj

160

Dimër Përshtatshmëria është baza e karakterit tënd. Arrin t’i bësh të gjithë të ndihen mirë kur janë me ty dhe di gjithnjë ta bësh mikrpitës ambjentin ku je. Ke shpirt të këndshëm dhe xhentil shumë të spikatur që të çon të kesh shumë miq që duan ta kalojnë kohën me ty dhe të konsiderojnë të rëndësishëm, duke vlerësuar edhe praninë tënde konstante pranë njerëzve që kanë nevojë për ty.

Pranverë Je njeri i hapur dhe diellor, që të pëlqen të rrish mes njerëzve dhe që nuk lejon të të shpëtojë asnjë rast i mirë takimesh. Për këtë arsye, tërheq pranë vetes shumë miq që të konsiderojnë si shpirtin e festës. Gadishmëria që ke për të ndihmuar këdo që gjendet në vështirësi, të bën të jesh një mik/e i/e çmuar, pa të cilin/en është e pamundur të bësh.

Verë Pozitiviteti yt është me shumë mundësi, një ndër karakteristikat kryesore për të cilat të kërkojnë ata që të njohin. Mënyra si reagon është gjithnjë e sinqertë dhe rrallë përdor justifikime për të mbuluar diçka që nuk të pëlqen ta bësh. Në vend të gënjeshtrave, preferon të vërtetat. Kjo të bën më të vlerësuar.

Vjeshtë Je njeri që nuk largohet nga eksperiencat dhe merr nga secila mësime jete. Karakteri yt është shumë diellor dhe reflektues e një gjë e tillë të bën njeri interesant me të cilin të tjerët duan të rrinë. Je njeri që reflekton dhe shumë i kujdesshëm ndaj atyre që të rrethojnë, arrin të kuptosh edhe anët më të fshehta të atyre që ke pranë. Për këtë arsye, je njeri që mund t’i besosh dhe të pëlqen të shpenzosh kohë duke biseduar me ata që do dhe kur të kërkohen, jep këshilla vërtet të vlefshme.