Stresi reagon për vrasjen e 25 vjeçarit

253

Stresi ka reaguar i revoltuar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Në një reagim në rrjete sociale, Stresi shkruan se nuk ngeli asnjë personazh publik shqiptar pa reaguar vrasjen e afro-amerikanit George Floyd pak muaj më parë në SHBA, ndërsa shton me ironi se për 25-vjeçarin shqiptar “nuk ndihen mjaftueshëm të revoltuar.”

“Nuk ngeli VIP dhe pjeshkë pa postuar për zezakun në Amerikë. Po sot pse nuk poston njeri apo nuk ndiheni mjaftueshëm të revoltuar.”, shkruan Stresi.Ndërkohë, më tej ai shton se një ngjarje e tillë ndodhi si në komunizëm.

“Dmth i është dukur si armë zjarri??? Prandaj e ka qëlluar? A mos ka dëgjuar të shtëna polici nga autori? Epo krismë s’ka pas, njëlloj si në komunizëm. Turp, turp.”, shkruan Stresi.