Studentja shqiptare në lot. E nxjerrin nga konvikti në Qytetin Studenti, aty do strehojnë afganët

122

Fotoja që po shikoni tregon dy studentë të ulur në trotuar. Me valixhet përpara tyre, pasi janë larguar nga konviktet ku po qëndronin për ardhjen e afganëve,

studentët, një vajzë dhe një djalë, fshijnë lotët që u kanë rrjedhur në fytyrë, teksa me siguri mendonin se ku do ta kalonin natën. Imazhi është shkrepur nga gazetari Isa Myzyraj, në një nga rrugët e Qytetit Studenti.

Pikërisht kjo foto tregon kaosin e krijuar në QS pas lajmin për ardhjen e emigrantëve afganë të cilët janë të detyruar të braktisin vendin e tyre. Studentët janë larguar edhe pse kishin mbaruar punë me regjistrimet në konvikte dhe tani i pret rruga.

Ata duhet të gjejnë një tjetër zgjidhje për të jetuar në kryeqytet, për të mbyllur provimet e lëna në vjeshtë apo për të pritur vitin e ri akademik.