Studimi i fundit/ Kjo eshte simptoma më e besueshme për të kuptuar nëse jemi infektuar me koronavirus

129

Simptomat kryesoret qe tashme njihen janë temperatura dhe kolla e thatë. Disa Simptoma të tjera janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Në rastet me te rënda, vështirësia në frymëmarrje.

Por, një studim i kërkuesve shkencorë të Hospital St. James dhe Trinity Translational Medicine Institute i Dublinit, thotë se lodhja fizike është simptoma më e qartë për të kuptuar nëse e keni kaluar sëmundjen.

Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e pacientëve që u vëzhguan (52,3%), thanë se ndiheshin të lodhur gjatë gjithë kohës 10 javë pas infektimit, periudhë ku supozohet që ishin rekuperuar. Shkencëtarët irlandezë shtojnë gjithashtu se lodhja shfaqej në të dyja rastet: edhe kur kishte simptoma të lehta, edhe kur ato ishin të rënda.