Studimi: Pse koha e lirë është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj

126

Koha e lirë konsiderohet shumë e rëndësishme. Duhet të gjejmë kohë për veten tonë në jetën e përditshme, kjo pasi përdorimi efektiv i kohës së lirë na bën më të lumtur.

Sipas një studimi nga Taylor & Francis, ata që merren me aktivitete rekreative kanë më pak shqetësime psikologjike dhe ndihen më të shëndetshëm.

Një artikull studimor në Journal of Career Assessment konfirmoi se përqendrimi te lumturia mund të përmirësojë rezultatet në punën tonë.

Kjo duhet të përforcojë idenë se koha e lirë që harxhojmë për kopshtari, fjalëkryqe, kampe etj. nuk është humbje kohe, por mund të na ndihmojë në produktivitetin tonë.

Megjithatë, të kesh kohë të lirë nuk është e njëjtë si ta përdorësh atë kohë në mënyrë efektive. James Walman thotë se duhet të fokusoheni në aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë.