Stuhitë e erës “pushtojnë” Milotin dhe Lezhën, disa zona mbesin pa energji

61

Erërat e fuqishme nga dita e djeshme dhe gjatë natës, kanë krijuar probleme me energjinë elektrike në disa zona të Kurbinit. Në malësinë e Kurbinit nga pasditja e djeshme, si rezultat  i erërave të fuqishme është ndërprerë energjia elektrike nga dëmtimet e linjave, gjithashtu dhe në disa fshatra të tjerë energjia është me ndërprerje. Sa mësohet nga OSHE Kurbin grupet e tyre janë në terren për riparimin e linjave.

Ndërkohe ende nuk ka ndonjë rast të dëmeve nga furia e erës, e cila më shumë ndihet në zonën e Milotit. Pa energji janë dhe disa fshatra në Krujë si Thumana, Bubqi dhe malësia e Krujës.

Nga ana tjetër probleme janë krijuar edhe në Lezhë. Era e fortë që ka fryrë gjatë natës ka dëmtuar linjat elektrike duke krijuar probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike në Ishull Shëngjin, Zadrimë, Zejmen, Kallmet, Malësi e Lezhës e Shëngjin