Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se sot me Komisioni e Arsimit pranë kësaj force politike kanë diskutuar për propozimet e mundshme që do t’i drejtohen Kuvendit në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se në këto kohëra të vështira ku të rinjtë po largohen, kostot e jetesës po rriten, vizioni i përbashkët duhet të jetë edukimi sa më cilësor i brezit të ri.
Sipas Kryemadhi, arsimit duhet të kthehet në një prioritet kombëtar.
“Komisioni i Arsimit pranë LSI, diskutoi sot propozimet e mundshme që do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022, për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar. Jeta parlamentare duhet të vendoset në funksion të zgjidhjeve të prekshme për jetët e qytetarëve tanë. Në këto kohëra të vështira ku të rinjtë po largohen, kostot e jetesës po rriten, vizioni i përbashkët duhet të jetë edukimi sa më cilësor i brezit të ri, si një çelës drejt një të ardhme më të mire, për ata vetë dhe të gjithë shoqërinë tonë”, shkruan Kryemadhi.