Këngëtari Devis Xherahu teksa ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ka treguar detaje nga jeta private dhe ajo profesionale.
Ndër të thjera ai rrëfeu detaje edhe nga takimi që ka pasur me 2 ish-kryeministrat shqiptar, Fatos Nanon dhe Sali Berishën.
I pyetur nga drejtuesja e emisionit se çfarë nuk i pëlqen tek Sali Berisha, Devis Xherahu u përgjigj:
“Mua s’më pëlqeu që ishte më i thjeshtë se duhet. Kemi rastisur edhe në një emision, i takonte dhe i përqafonte njerëzit, njeri i tillë është. Është shumë i thjeshtë.”
Po Fatos Nano?
Devisi shton: “Nuk ke çfarë të mos i pëlqesh Fatosit. është një person që edhe whiskey-n e shijon. Është nga ata njerëz që nuk ke çfarë t`i thuash.”