Tankut të rusëve i mbaron karburanti, ukrainasi ofrohet t’i ndihmojë: T’ju tërheq deri në Rusi?!

178

Një klip i bërë viral gjatë orëve të fundit shfaq një burrë ukrainas duke u ofruar me shaka të tërheqë një tank të ushtrisë ruse që i ka mbaruar karburanti.

Klipi kishte mbishkrimin: “Një shkëmbim i paçmuar i një qytetari të guximshëm ukrainas me ushtrinë ruse të mbetur pa karburant”.

PJESË NGA BISEDA:

Në tekstin e përkthyer, ukrainasi thotë: “A ju la?”Oficerët rusë u përgjigjën: “Pa karburant”.

Ukrainasi pyet: “A t’ju tërheq deri në Rusi?”
Zyrtarët e ushtrisë ruse më pas qeshin me pyetjen e burrit./asutimes.com