TË DOBËSOHESH DUKE NGRËNË, PASKA NJË FORMULË

123

Ekzistoka një regjim ushqimor në të cilin hahet më shumë, por dobësohesh dhe arrihet të mbahet një peshë kostante pa marrë shpejt kilet e humbura, një lloj diete në të kundërt domethënë.

Ideale kur gjatë një diete tepër hipokalorike vëmë re se pesha jonë nuk zbret më, ky lloj regjimi ushqimorë i jep një shtysë metabolizmit dhe lejon – në mënyrë të anasjelltë – të nisësh të dobësohesh.

Reverse Diet: Si funksionon

Cili është sekreti i kësaj diete dhe si është e mundur një gjë e tillë?

E thjeshtë, hahet sigurisht më shumë, por konsumohen përgjithësisht ushqime të shëndetshme.

Për herë të parë rreth Reverse Diet ka folur gjerësisht Lyle McDonald në dy volumet e saj, “A guide to flexible dieting” dhe “The rapid fat loss handbook”.

Sekreti konsiston në rritjen në mënyrë strategjike të kalorive për rreth 80-100 në javë, kryesisht karbohidrate, duke vazhduar shtimin javë pas jave.

Pra, falë këtij regjimi ushqimor do të hash më shumë, do të kesh gjithmonë energjinë e nevojshme për të përballuar përditshmërinë, por do të duhet të kombinosh stërvitje specifike dhe intense për të rritur humbjen e dhjamit.

Por të zbulojmë pse Reverse Diet-a lejon të rritet marrja e kalorive për të parandaluar ngadalësimin e metabolizmit.

Parimi

Parimet në të cilat bazohet Reverse Diet janë të njëjtët që janë në bazë të strategjive për të shpejtuar metabolizmin dhe leptinen (hormon proteik që ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e gëlltitjes dhe të shpenzimit kalorik, duke përfshirë urinë dhe metabolizmin).

Kur trupi yt është vazhdimisht në defiçit kalorik dhe nuk merr mjaftueshëm kaburant (kalori), fillon të konservojë energji duke djegur më pak kalori.

Kërkimi shkencor, tregon se çfarëdo lloj diete, nëse zgjatet për një periudhë të gjatë, mund të ulë sasinë e kalorive që trupi jonë djeg, si pasojë mund të jenë të nevojshme disa javë për të kthyer mbrapsht këtë proçes.

Në këtë rast, dieta inverse është një mundësi e madhe për të sfiduar trupin të dalë nga kjo mungesë metabolike.

Çfarë të hamë?

Ja disa ushqime të këshiluara: të nisësh diten me një mëngjes të bollshëm, favorizoni vakte proteike si pula, mishra pa dhjamë, peshk, të shoqëruar rigorozisht me perime.

Është e këshillueshme edhe orizi integral, drithërat dhe pije si lëngu i boronicave ose fruta të shtrydhura, me mirë nëse nuk kanë sheqer të shtuar.

Përfitimet e Reverse Diet

Ja përfitimet kryesore të Reverse Diet:

-Mund të iu duket më e lehtë të respektoni objektivat dietike nëse hani më shumë;

-Do të keni më shumë energji për stërvitjen tuaj;

-Humbja e peshës do të jetë më e madhe kur t’i ktheheni dietës, falë kërkesës së metabolizmit.

Burimi: Today.it Perktheu: Allnews.al