Të gjitha mediat italiane po shkruajnë për të, Emigranti shqiptar: Në vitin 1998 erdha i uritur këtu, tani dhuroj bukë falas

193

Edmond Prenga është një 39-vjeçar shqiptar që mbërriti në Itali si emigrant, ndërsa tani është pronar i një furre buke në Romë. Ai ka vendosur të ndërmarrë një nismë humane në këto ditë të vë shtira për Italinë, duke ofruar bukë falas për cilindo ka nevojë.

Edmondi shpjegon arsyet e këtij gjesti njerëzor: “Kam provuar urinë, mbërrita në Itali në 1998-ën pa një lirë në xhep, i njoh mire këto pro bleme, kështu që vendosa që pakot me bukë t’i lija jashtë furrës, duke menduar që njerëzit kanë t urp të kërkojnë ushqim, dhe ishte mire t’i lija veçmas”.

22 vite më parë Italia e mirëpriti duke e ushqyer, dhe ai nuk e ka harruar të shkuarën andaj dëshiron t’ua shpërblejë. “U rritëm me mi tin e Italisë që fëmijë në Shqipëri, kemi ëndërruar të vinim këtu.

Mar rëdhënia me ju italianët është e fo rtë – thotë ai -. Ne shqiptarët e njohim varf ërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë”./shkoder.info