“Të isha unë si Iliri do ia hidhja makaronat në fytyrë, nuk e duroj dot më”, plas debati në BBV

69

Big Mama, Arjola, Meridiani dhe Monika kanë bërë thashetheme për Antonelën. Big Mama është shprehur se nuk e duron dot kur Antonela ofendon dikë, gjë që është komentuar dhe nga të tjerët.

Big Mama:  Unë nuk e duroj dot kur ofendon dikë, edhe qëpare kur Iliri po bënte makaronat i shkoi aty te koka edhe u dukte që Iliri nuk ishte mirë ajo filloj që të flasi për makaronat, unë të isha si Iliri i marr ato makarona e ja hedh në fytyrë.

Arjola:  Edhe me mua ndodhi debati për diçka shumë injorante dhe shumë banale, vinte nga jashtë edhe më rëndonte me informacione që unë nuk i dija.

Meridiani:  Është faji jot që e vazhdove, unë të thash mos të merreshe fare. Monika:  Unë mendoj që njeriu nuk duhet të kapet për gjëra të vogla.

Nderkohe, ne një bisedë mes banorësh, Donaldi i drejton një pyetje Einxhel duke e pyetur atë se a ka shkuar ajo më ndonjë djalë në këmbim të parave. “Ti a ke shkuar më ndonjë djalë për lekë?”,-e pyeti ai. “Jo nuk kam shkuar”,-u përgjigj Einxhel. “Ky është një koncept shumë i gabuar”,-tha Monika.

“Ne po themi që nuk gëzojmë respekt për njerëzit që arrijnë në këtë mënyrë një karrierë të caktuar”-u shpreh Dagz. Kujtojme se gjatë ditës së djeshme në programin “Big Brother Fun club” u diskutua edhe në lidhje me Einxhel. Kujtojmë se Einxhel u prek shumë në momentin kur Dj Dagz u largua nga shtëpia, madje nisi të qante.