Të keni kujdes nga këto 3 shenja që kujtohen për ju vetëm kur kanë hall.

265

Numri një. Medaljen e artë të shenjave më egoiste të zodiakut e fiton Akrepi. Këta persona kanë një dëshirë të thellë të dominojnë të gjitha situatat dhe marrëdhëniet, gjithashtu kanë nevojë që gjithçka të ndodhë sipas vullnetit të tyre. Akrepët duan më të mirën nga jeta, sidomos në planin e të mirave materiale dhe u bëjnë presion njerëzve që i rrethojnë për t’i marrë ato.

E dyta është Peshorja. Të lindurit e kësaj shenje kanë nevojë për t’u ndier superiorë ndaj të gjithë atyre që i rrethojnë dhe për të qenë në qendër të vëmendjes. Prandaj, në shumë raste ata veprojnë me interes dhe përfitojnë nga mirësjellja e të tjerëve për t’u ndierë gjithmonë ‘on top’. Kjo veçori e personalitetit është e dukshme që në kontaktin e parë me këta persona dhe nuk duhet anashkaluar.

Ndërsa numri tre është Ujori: Në vend të tretë renditen Ujorët që janë jashtëzakonisht materialistë. Duan të arrijnë më të mirën dhe shpesh i përdorin marrëdhëniet e tyre si një mënyrë për t’i fituar këto gjëra. Nuk është e pazakontë që Ujorët të kërkojnë gjëra materiale nga partneri i tyre dhe të mos ua kthejë më. Ata gjithashtu mund t’i braktisin lehtësisht ata që nuk ua plotësojnë dëshirat e tyre materiale pa asnjë lloj pendimi dhe pa u shqetësuar për ndjenjat e tyre./lexo.al