Tension në çdo drejtim të jetës, Horoskopi për ditën e shtunë, 5 shkurt 2022

243

Dashi

Parashikohet një ditë mjaft komplekse. Venusi do ju bëjë disi të tensionuar në çdo drejtim të jetës, por kryesisht në dashuri. Bëni kujdes ndaj debateve dhe mundoheni që të mos ju dalë situata nga kontrolli. Kujdes edhe më të madh duhet të tregojnë ata persona që janë të ndarë mes dy historive.

Demi

Edhe nëse kjo është një javë pozitive, kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Mbani parasysh se ky për të lindurit e kësaj shenje është muaji i dashurisë dhe nëse jeni të përfshirë në një lidhje të rëndësishme, ka ardhur momenti që të bëni projekte të rëndësishme. Ndërsa ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë njohje të reja.

Binjakët

Gjatë kësaj të shtune, Hëna do të ketë një ndikim shumë të favorshëm, pavarësisht ndikimit negativ të Plutonit. Kjo është një ditë mjaft e mirë për të bërë propozime dhe për të përfituar më tej prej tyre.

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë kujdes, sidomos në rast se janë të përfshirë në dy histori paralele. Bëni kujdes të mos hidhni hapa të gabuar, për shkak se po përjetoni një javë mjaft të tensionuar. Sfera sentimentale do të jetë shumë herë më e mirë.

Luani

Kjo ditë do të jetë mjaft e rëndë, ndaj mundohuni që të shmangni përplasjet, dhe mos këmbëngulni vetëm në mendimin tuaj, pasi nuk keni vetëm ju të drejtë. Të paktën gjatë kësaj të shtune hiqni dorë nga dëshira e protagonizmit, pasi rrezikoni të përfshiheni në polemika të kota. Në dashuri, rikuperimi do të vijë vetëm në ditët në vijim.