Tërmet 4.4 në Elbasan, lëkundjet zgjojnë me frikë qytetarët

241

Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë mëngjes në Shqipëri. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është ndjerë në Elbasan dhe qytetet përreth.

Tërmeti ka qenë me thellësi dy km dhe me epiqendër 32 km nga Elbasani.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë qytetarët shprehen në komente se janë zgjuar të frikësuar./JOQ Albania