Tërmeti me magnitudë 7.5 në Peru, shkatërroi shtëpitë dhe rrugët

99

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi rajonin e largët të Amazonës në veri të Perusë të dielën dhe u ndje deri në Lima në qendër të vendit, duke shkatërruar 75 shtëpi, por pa raportime për viktima.

Lëkundjet ndodhën dy ditë më parë, por autoritetet vetëm tani mund të kenë një raport të plotë mbi shkatërrimet e shkaktuara për shkak të forcës së madhe. Përveç banesave dhe bizneseve, lëkundjet shkaktuan dëme të mëdha edhe në infrastrukturën rrugore.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë Perunë qendrore dhe veriore. Disa banorë u larguan nga shtëpitë e tyre si masë paraprake, sipas raporteve të radios dhe televizionit lokal.

Asnjë dëm nuk u raportua në tubacionin e naftës prej 1,100 kilometrash të Petroperu në pronësi shtetërore që kalon rajonin peruan të Amazonës në brigjet e Paqësorit në veri.