Tërmeti në Bulqizë, nënprefekti: Nuk janë raportuar dëme, s’do lejohet që banorët të futen në pallatin që rrezikon shembje

52

Pesë lëkundje sizmike janë shënuar në më pak se 12 orë në Bulqizë. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 16 e 8 minuta pasditen e djeshme.

Banorët e Bulqizës janë në ankth pasi epiqendra ishte vetëm pak kilometra larg qytetit në afërsi të Qafës së Buallit.

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e një dite më parë.

Nga ana tjetër Muliu tha se i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në pallatin e rrezikshëm pasi mund të ndodhë ndonjë tragjedi.

Që prej datës 29 tetor në rrethin e Bulqizës janë shënuar 12 lëkundje sizmike.