Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e sotëm të dy personave, në lidhje me vrasjen e Albi Bashaliut, dy ditë më parë në Peqin.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Veiz Bashaliu që është kushëriri i parë i viktimës dhe Mikel Xhaja.
Mësohet se Veiz Bashaliu është arrestuar se ka qenë i pranishëm në lokal, ndërsa Xhaja pasi nga një përgjim është dëgjuar teksa thotë “farë na duhet ne, më mirë themi s’kemi parë e as kemi dëgjuar gjë”.
Burime për media bëjnë me dije se arsyeja e arrestimit është pikërisht kjo dhe se nuk kanë asnjë fakt tjetër.
Në njoftimin e policisë thuhet “nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas kanë kryer veprime aktive për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin”.
Kujtojmë që mëngjesin e së hënës u ekzekutua Albi Bashaliu. Autorët pasi e vrarë dogjën makinën e tyre, ndërsa nga veni i ngjarjes u larguan me mjetin e viktimës.
Albi Bashaliu është vëllai i Leonard Bashaliut. Ky i fundit në qershor 2021 qëlloi për vdekje me armë shtetasin Ylber Xhahysa. Leonardi dhe Xhahysa ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe ngjarja më 8 qershor ndodhi pikërisht në fshatin Gjoçaj.
Dyshohet se dhe vrasja e vëllait të Leonard Bashaliut, Albi Bashaliu ka ndodhur për motive hasmërie.