Thethi, thesari alpeve vendase

99

Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodres, ne zemren e Alpeve shqiptare. Per vlerat e tij klimaterike dhe ate te biodiversitetit, Thethi eshte shpallur Park Kombetar, i cili eshte gjithashtu edhe pjese e projektit te perbashket te “Parkut te Paqes”, qe perfshin nje rajon nderkufitar te “Bjeshkeve te Namuna” midis tre shteteve: Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi. Siperfaqja e parkut kombetar perfshin nje areal prej 2 630 hektaresh dhe shtrihet ne nje lartesi prej 600 – 2 570 metra mbi nivelin e detit.

Ketu ka nje mbulese te dendur pemesh ku 90% perfaqesohet nga pyjet e dendura te ahut, por dhe panje, frasher, shkoze etj.

Fauna e parkut perbehet nga 50 lloje shpendesh, 10 lloje reptilesh dhe 8 lloje amfibesh. Ketu gjenden edhe lloje te ndryshme qukapikesh, shqiponja e arte, salamandra alpine, si dhe nje shumellojshmeri fluturash shumengjyreshe. Ne ujerat e lumit Shale qe gjarperon ne mes te Thethit, gjendet edhe trofta e mermerte.

Thethi ka pamjen e nje pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai eshte i vendosur midis nje kurore majash te thepisura, si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alise, qe spikatin per bukurite e rralla ne te gjithe Alpet.

Permes fshatit rrjedh lumi i Shales, me ujin e tij te bollshem, te rrembyeshem, te paster si kristali e te ftohte si akulli. Nga malet zbresin zhurmshem e me furi katarakte e ujevara.