Thyhen xhamat e xhamisë në Lushnje, shpallet në kërkim autori i dyshuar

59

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me sende të forta xhaminë në qytetin e Lushnjes.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me sulmin në fjalë pas kallëzimit të bërë nga myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku.

Ai është njoftuar nga imami i xhamisë, i cili kur ka shkuar në mëngjes ka parë dritaren dhe xhamat e thyer të godinës ku besimtarët i luten Zotit.

 

Informacion paraprak

Po nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallëzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.