Tifozi holandez: Shqiptarët kërkojnë 650 EURO për biletë, duam të shpenzojmë vetëm 200!

173

Shumë tifozë holandezë, kanë ardhur në Shqipëri pa pasur një biletë për në stadium duke shpresuar se do e gjenin në treg të zi. Një nga tifozët e Feyenoord ka thënë për mediat se ka kërkuar për biletë, por shqiptarët kërkojnë shumë. Ai shton se u është ofruar bileta me çmim nga 500-650 euro, por ata duan të shpenzojnë vetëm 200 euro.

Tifozi tha:

Ne thjesht donim të ishim këtu, të përjetonim këtë moment, për qejf. Nëse nuk do të arrijmë të blejmë biletë për një çmim të arsyeshëm, atëherë do të marrim nga një birrë dhe do ta shohim ndeshjen diku tjetër./shkodranews.com