Në fjalën e mbajtur para mjekëve dhe infermierëve kryeministri Edi Rama foli edhe për çështjen e ryshfetit duke u shprehur se “Tirja” ishte pjesë e një kategorie që i gjen në spitale, por theksoi se nuk janë të gjithë njësoj.
Kjo kategori tha Rama vit pas viti do vijë duke u tkurrur. Kryeministri foli edhe për të larguarit nga Shqipëria, duke u shprehur se po kthehen edhe për arsyen sepse gjejnë kushte të tjera në spitale dhe klinika.
“Kemi një numër të konsiderueshëm mjekësh dhe infermierësh që janë në listë pritje. Kriza që patëm në fazën e parë ishte mbyllja e specializimeve, tani kjo është e tejkaluar. Kam pasur mundësinë të bisedoj me disa syresh që janë kthyer, dhe është e qartë për çfarë kthehen, për një ambicie profesionale, për një lidhje me vendin, por edhe për një arsye tjetër, i shohin këtu kushtet e punës me të cilat mund të bëjnë punën e tyre. Nuk ndjejnë që po ikin nga një klinikë apo spital ku punohet me instrumenta mjekësorë të fjalës së fundit dhe po vijnë këtu të kapin ato pincat e dashurisë shqiptaro-kineze.
Kemi një urgjencë kombëtare në standard evropian. Sot nuk del dot njeri të thotë që i telefonova Urgjencës edhe nuk më erdhi. Duhet përmendur që mos marrim mësysh që Tirja doli nga ky mjedis. Siç nuk diskutohet që Tirja ishte meteor që ra na qielli, por i takon një kategorie të caktuar që është brenda sistemit. Por shumica dërmuese e mjekëve dhe infermierëve nuk i përkasin asaj kategorie, dhe e dyta ajo kategori do vijë vit pas viti duke u tkurrur. Këtu duhet të jetë e qartë për qytetarët që shajnë në bllok këtu janë të gjithë njësoj, nuk janë të gjithë njësoj”, tha Rama.
Në buxhetin e ardhshëm sipas kryeministrit, është parashikuar një rritje page prej 63% për mjekët dhe infermierët, ndërsa objektivi është që të arrihet në plus 40% në fund të mandatit të tretë. Kryeministri deklaroi se këto vite janë bërë një sërë investimesh, si infrastrukturore, por edhe burime njerëzore, duke krijuar spitale në shumicën e qyteteve, të standardeve Evropiane