Tornado në Itali, humb jetën një 53-vjeçar

108

Një tornado ka shkaktuar vdekjen e një 53-vjeçari në Modica (Raguza). Burri që kishte dalë nga shtëpia u godit nga stuhia e dhunshme. Tornado goditi edhe zonën e tregut të fruta-perimeve të Comiso, pranë një stacioni karburanti.

Rruga provinciale 7, e cila të çon nga Comiso në Chiaramonte Gulfi, është mbyllur pasi çatitë e disa dyqaneve kanë përfunduar në rrugë.

Zjarrfikëset, policia dhe teknikët komunalë janë duke dhënë ndihmën e parë.