Transport klandestinësh, arrestohen trafikanti dhe bashkëpunëtori në Gjirokastër

76

Një 29-vjeçar u arrestua në Gjirokastër teksa u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Në pranga ra edhe një 21-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç, banues në Sarandë.Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “VolksWagen”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Gjithashtu, në vijim të hetimeve u ndalua si bashkëpunëtor i dyshuar, shtetasi A. N., 21 vjeç, banues në Sarandë”.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton policia.