Transportonin nxënës shkollash, konfliktohen dy shoferë furgonash në Tiranë, njëri prej tyre plagoset me thikë

57

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Mësohet se dy shoferë furgonash që transportojnë nxënës, janë përfshirë në një sherr për bllokimin e rrugës.

 

Konflikti verbal ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Për pasojë është lënduar njëri prej shoferëve, i cili ndodhet në spital.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen