Trashësia e dëborës deri në 40 cm/ Grabova e Sipërme ende e bllokuar

93

Në qarkun e Elbasanit vijon puna për hapjen e rrugëve në zonat e bllokuara nga dëbora.

Në Gramsh sot është bërë i mundur zhbllokimi i fshatit Rovje ku trashësia e dëborës ka arritur 40 cm.

Probleme ka pasur në njësitë Administrative Lenie e Kukur.
Aktualisht është e bllokuar Grabova e Sipërme dhe pritet që nesër të punohet për hapjen e saj.