Tre shenjat që i pret një ditë e bukur sot

298

Peshqit

Kjo është një ditë tepër e ngarkuar për ju. Ky është momenti juaj, që në mënyrë intuitive, e dinit se ishte në horizont. Shumë nga fuqia juaj qëndron brenda ëndrrave tuaja. Por ju shpesh dyshoni në to për shkak të mënyrës se si të tjerët mendojnë ose çfarë besojnë se është e mundur. Ju jeni këtu për të jetuar ndryshe, për ta parë botën ndryshe dhe sot është shansi juaj për të përqafuar ato pjesët më të mira të vetes. Duhet të filloni të punoni mbi ëndrrat tuaja apo edhe një kapitull të ri brenda atyre që keni shfaqur tashmë. Nëse kohët e fundit jeni ndjerë vetëm, ky kalim astrologjik mund të sjellë një takim të rastësishëm, ose një rindezje të një marrëdhënieje të vjetër. Mos kini frikë të hiqni dorë nga diçka, veçanërisht nëse është pjesë e zonës suaj të rehatisë.

Dashi

Për shkak se shpesh jeni mësuar të dyshoni në ndjenjat tuaja të brendshme, rritja e besimit tek vetja është shumë e rëndësishme. Nuk ju nevojitet të mësoni gjithmonë nga gabimet e të tjerëve. Lëreni energjinë e ditës së sotme t’ju tërheqë drejt vetes, duke kuptuar se njohja juaj e brendshme është gjithashtu një busull për t`ju çuar përpara. Kur të mund të ktheheni në hapësirën e të ndjerit të sigurt brenda vetes, atëherë do të jeni në gjendje të ecni përpara në mënyrat që ëndërroni. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si e shihni veten, jetën tuaj dhe rëndësinë e opinioneve të të tjerëve. Kur ndryshoni mënyrën se si shikoni gjithçka, atëherë gjithçka ndryshon. Nuk ka asgjë që është e pamundur tashmë, veçanërisht nëse keni guximin të përballeni me të vërtetën e ndjenjave tuaja.

Virgjëresha

Energjia e Peshqve hedh gjithmonë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet tuaja. Do të kuptoni se sa rëndësi ka çdo hap që hidhni. Kjo ju hap mundësinë që të mos luftoni më ato ndjenjat e brendshme, por përkundrazi, t’i përqafoni ato si një pjesë thelbësore të asaj që jeni. Kur e bëni këtë, jo vetëm që ndryshoni marrëdhëniet tuaja romantike, por edhe marrëdhënien që keni me veten. Gjërat më të mira po vijnë, thjesht duhet të siguroheni që t’i lejoni vetes t’i pranoni ato.