Trondit 22 vjeçarja shqiptare nga Zvicra: Ju rrefej se çka ndodh me ata që martohen për letra, mua më…

107

Në nja artikull të paradokoshëm të „Bielertagblatt“, një shqiptare e re nga Maqedonia kishte rrëfyer se cilit vend i takon, pa cekur fare shtetësinë e saj. Shqiptarja 22-vjeçare nga Maqedonia, gjatë rrëfimit të saj ka dashur të ngelë anonime, duke filluar historinë e saj emocionuese:

„Jam 22-vjeçare dhe e rritur në Seeland të Zvicrës. Prindërit e mi kanë migruar nga Maqedonia, ndërsa unë dhe fëmijët tjerë kemi lindur në Zvicër. Në të vërtetë, unë nuk jam zvicerane, por shtëpia ime është këtu dhe kështu do të mbetet edhe më tej. Pasi nuk kam një pasaportë zvicerane, unë nuk mund ta quaj veten si zvicerane, edhe pse për gjeneratën e dytë në Zvicër, ndryshimi i kombësisë është i vështirë. Thjesht, unë jam një njeri, e cila jeton këtu, e lumtur në shtëpinë e saj.

Shpeshë më është thënë se unë nuk dukem si e huaj. Për shkak të ngjyrës sime pak më të errët, unë dukem disi më ekzotike se sa një zvicerane, por flas dhe sillem në një mënyrë goxha zvicerane. E gjitha kjo ndodhë, pasi unë më tepër e përdori gjuhën zvicerane se sa gjuhën shqipe. Unë ëndërroj, mendoj dhe ofendoj në gjuhën zvicerane, ndërsa edhe me fëmijët tjerë flasë në gjuhën zvicerane. Vetëm me prindërit e mi flas në gjuhën shqipe, në të cilën tashmë edhe disa fjalë zvicerane kanë lëshuar rrënjë.

Kur udhëtoj në Maqedoni për të vizituar të afërmit e mi, më duket vetja sikur të kem aterruar në një vend në të cilin këta njerëz janë shumë të panjohur. Kur jam atje, unë nuk kam ndjenja për vendlindje, ndërsa edhe nuk ndjehem pjesë e një shoqërie të këtushme. Atje njerëzit më shohin sikur të kisha zbritur nag hëna, pasi kam një stil të jetës krejt ndryshe, vishem në mënyrë tjetër në krahasim me moshataret e mia dhe mund ta them atë që mendoj. Njerëzit atje nuk janë të guximshëm, por në krahasim me zviceranët, ata e përcjellin traditën, përcjellë rrëfimin e shqiptares „Shtegu.com“.

Gjatë edukatës, prindërit e mi nuk e kanë cekur se a duhet të jem shqiptare apo zvicerane dhe në cilin kontekst kulturor bëj pjesë. Unë kam shokë e shoqe nga kultura të ndryshmem botërore dhe asnjëherë as që më ka shkuar ndërmend të pyes prej nga janë, por nëse kuptohem me ta apo jo.

I vetmi debat që kisha me prindërit e mi në baza kulturore, ka qenë një fjali e thënë, në moshën time 14-vjeçare: „Definitivisht, unë nuk mund ta paramendoj veten të kem një mik nga Maqedonia“. Kjo fjali e imja i kishte dëshpëruar pa masë prindërit dhe për ta ishte e paimagjinueshme. Por, unë i di disa histori të këtyre çifteve të cilat kanë dështuar, pasi burri mbetet i papunë, pa shkollim, nuk di asnjë fjalë të vetme gjermanisht dhe partneren e saj e ka shfrytëzuar vetëm për ta fituar rastin që të qëndrojë në Zvicër“.

Në fund të storjes së saj, shqiptarja nga Maqedonia është paraqitur me nofkën „Ani“.