Tronditet Vlora, krim i dyfishtë brenda familjes, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

83

Një vrasje brenda një familjeje ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.

Krimi ka ndodhur brenda një familjeje, fshatin Llakatund.

 

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se nipi dyshohet të ketë vrarë xhaxhanë dhe më pas edhe veten e tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë – Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.