Tronditet Vlora/ Një grua hidhet nga pallati bashkë me fëmijën 2 vjeç

99

Një ngjarje e rëndë raportohet në këto momente në qytetin e Vlorës. Mësohet se një grua është hedhur nga pallati ku jetonte bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç, në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe nga Policia nuk ka njoftim zyrtar, për gjendjen e tyre, identitetin dhe shkaqet që e kanë çuar nënën drejt këtij akti. Nëna është 35 vjeçe dhe fëmija 2 vjeç.