“Turp të kesh”, Beniada mërzitet shumë me atë që i bëri Monika dhe reagon ashpër si kurrë më parë (video)

85

Pas diskutimeve të ditës së djeshme ka agravuar edhe më shumë marrëdhënia mes dy konkurrebteve të ‘Big Brother Vip’. Beniada dhe Monika kanë ngritur tonet e zërit mes njëra-tjetrës.

Në momentin kur të gjithë banorët kanë komentuar ngjarjet më të bujshme në shtëpi, Beniada i ka kërkuar Monikës të mos imitojë askënd.

Të dyja kanë ngritur zërin, teksa Monika e ka pyetur se çfarë ka qenë duke bërë dhe i ka thënë kujdes gjithë kohës. “Turp të kesh”, i është drejtuar pak më vonë Beniada e nervozuar Monikës. Banorët e tjerë nuk kanë ndërhyrë gjatë diskutimit. SHIKO VIDEON

Mbrëmjen e djeshëm banorët e ‘Big Brother VIP’ diskutuan edhe për marrëdhënien e  Kledit me Beatrixin. Kjo e fundit është shprehur se nuk i ka shprehur atij asnjë pëlqim, ndërsa Arjola ka ndërhyrë duke thënë se Kledi e donte njësoj.

“Kledit në asnjë moment nuk i kam dhënë asnjë lloj shenje, kam qenë shumë e pastër me veten time”, tha Beatrix. “Unë s’kisha si t’i thoja Kledit mos e pëlqe”, tha Donaldi.

“Ai e donte Trixën aq fort sa me sy mbyllur asnjë gjë që behej për atë ai nuk e diskutonte. Ai ka qenë njëlloj si Donaldi, i turbullt”, u shpreh Arjola.