Turqia dhe BioNTech arrijnë marrëveshje për vaksinat kundër COVID-19

193

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë tha se vendi i tij dhe kompania gjermane BioNTech arritën një marrëveshje dhe se fillimisht, 550.000 doza të vaksinës kundër COVID-19 do të dërgohen në vend deri në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021 më së voni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Fahrettin Koca tha në Twitter se 4,5 milionë doza të vaksinës do të dërgohen në Turqi deri në fund të marsit të vitit 2021 sipas marrëveshjes.

Turqia mund të ketë qasje deri në 30 milionë doza si pjesë e marrëveshjes, shtoi Koca.