U bë i famshëm nga Big Brother? Elgit Doda ka një përgjigje për të gjithë (FOTO)

288

Këngëtari i njohur shqiptar, Elgit Doda, është një nga personàzhet më të komentuar jashtë “Big Brother VIP Albania”, për shkàk të mbéshtétjes së madhe që i ka dhënë aktorit, Donaldo Veshaj.

Ky i fundit, në bashkëpunim me Elgitin arriti të publikojë trilogjinë e këngëve: TL (Toxic Love), Ku je dhe FL (Fatal Love).

Të treja këngët jo vetëm që patën sukses, por arritën një shikueshmëri shumë të madhe në “YouTube”.

Ditën e djeshme Klea Huta zhvilloi një intervistë me ndjekësit në “Instagram” dhe njëra nga pyetjet ka tërhequr më shumë vëmendje.

“A mendon dhe ti se Elgiti u bë i famshëm nga BBV??”– ka pyetur një ndjékës.

Klea u përgjigj duke thënë se “nuk duhet nénvlérësuar pasioni dhe përkushtimi i tij si dhe vuàjtjet që Elgiti ka arritur për të qenë aty ku është sot”.

Por kjo gjë nuk mund të mbetej pa u komentuar as nga vet Elgiti, i cili ditën e sotme ka reàguar me anë të një ‘story’ në “Instagram”.

“Për të gjithë skeptikët. Llogarit bëjni vetë”, ka shkruar këngëtari në “Instastory” me një seri fotosh të bashkuara së bashku, ku tregon këngët që ka bërë para dy vitesh me miliona shikime.

“Kur unë kam pasur klikime ju në kokë nuk keni pasur qime, thotë një shok i imi“, vazhdon në ‘story’-n tjetër ai.

“Mos të vazhdoj me produksionet që kam bërë se do ju humbi numërimi i milionave“, thotë Elgit Doda në fund të postimeve të tij./asutimes.com