Marash Kumbulla ishte titullarë në ndeshjen kundër Anglisë të luajtur të premten në “Wembley”, ku kombëtarja jonë e humbi me rezultatin 5-0, takim i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Në këtë takim mbrojtësi u dëmtua kur kishte luajtur vetëm 17 minuta lojë, dhe dëmtimi që mori nuk e lejoi të vazhdonte të luante.
Kumbulla pritet të rikthehet në Romë sepse dëmtimi që mori është më serioz seç u mendua në fillim, dhe në ditët në vazhdim pritet të bëjë edhe analizat mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimin dhe sa kohë do i duhet të rikuperohet.
Ky është një moment JO për Kumbullën i cili në ndeshjet e fundit me Romën nuk i ka marrëdhëniet mirë me trajnerin Jose Mourinho që e ka kritikuar shqiptarin për paraqitje të dobët.