U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër shtetasve rusë, urdhërohet dëbimi i tyre

142

Katër shtetas rusë u ndaluan të hënën në Leposaviq pas dyshimeve se e kanë kaluar vendkalimin kufitar pa autorizim.

Në një përgjigje për Klankosova.tv Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se për katër të ndaluarit është ngritur aktakuzë me urdhër ndëshkimor për shkak të veprës së lartcekur, si dhe është urdhëruar dëbimi i tyre nga Kosova.

Policia e Kosovës të hënën ka njoftuar se në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG ///-nn, në të cilën ndodheshin katër persona, shtetas të huaj (rusë), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.