Arjan Begaj, një këngëtar shqiptar i muzikës popullore u arrestua në Artemida të Athinës, pasi gjatë kontrolleve i janë gjetur 1 kg marijuanë, 50 gramë kokainë, 9.230 euro, 1 pistoletë, 4 fishekë 6.35 mm, 2 automjete, 2 peshore elektronike dhe 4 celularë. Këngëtari shqiptar kishte leje qëndrimi në Greqi dhe në banesë iu gjetën 50 gramë kokainë dhe paratë, ndërsa kanabisi iu gjet në kohën që u arrestua së bashku me shtetasin grek. Hetimet vazhdohen prej antidrogës së Atikës, ndërsa dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.