U kap me kokainë në makinë, i riu tenton t’i largohet policisë dhe përplas patrullën. Detajet e operacionit që çuan në pranga 27-vjeçarin

68

Një i ri është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi u kap me një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të efektivit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përplasur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Operacioni është zhvilluar në Milot, ndërsa në përfundim 27-vjeçari është vënë në pranga, duke iu sekuestruar edhe droga.

“Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin”, thote policia.