U kap me kokainë në një hotel në Itali, arrestohet shqiptari! Lëndën narkotike e kishte fshehur pas bidesë së tualetit

59

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën një sasi prej 40 gramësh kokainë.

I riu i cili ishte futur në vend si turist, është arrestuar në një hotel në zonën e Ankonës.

Policia ka kryer një kontroll në dhomën që kishte marrë shqiptari ku gjeti 9 qese me kokainë të fshehura pas bidesë së tualetit.

Më pas ata kontrolluan dhe makinën e marrë me qira nga shqiptari. Në kroskot, pas timonit ai kishte fshehur dhe 8 qese të tjera me kokainë brenda një kutie ëmbëlsirash.

Në përfundim të hetimeve dhe në dispozicion të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Ankonës, i arrestuari u  transferua në burgun Montacuto  në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor procedues.