U larguan nga lokali pa paguar dy birra, pronari qëllon me pushkë klientët

105

Një 55-vjeçar u akuzua për tentativë vrasjeje ndaj dy klientëve që u larguan pa paguar dy birrat nga lokali i tij në Roussillon, në veri të Isère në Francë. Një 34-vjeçar u plagos rëndë në krah, ndërsa tjetri u plagos lehtë.

Të nesërmen i zoti i lokalit shkoi në stacionin më të afërt të policisë për t’u dorëzuar. Ai pranoi se i kishte qëlluar, por mohoi që ai donte të vriste dy klientët që u arratisën për të mos paguar. Qëllimi ishte t’i frikësonte ata duke qëlluar në ajër.

Por versioni i pronarit të restorantit ishte i ndryshëm nga imazhet e kapura nga kamerat e vëzhgimit në zonë. Në pamje dukej pronari që tregonte pushkën në drejtim të dy klientëve që iknin.

Kështu që Prokuroria Publike e Grenoble hapi një hetim penal kundër 55-vjeçarit.