U mor në pyetje nga prokurorët belgë, Basha del nga SPAK dhe reagon për mediat

144

Lulzim Basha ka dalë nga SPAK, ku pak orë më parë u fut fshehurazi, për t’u marrë në pyetje nga prokurorët belgë, në lidhjen me çështjen e bujshme “Toyota Yaris”.

Basha foli për median, pas daljes nga SPAK, duke deklarua se çështja është nën hetim dhe se ai është pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen.

Lulzim Basha: Paratë e konfiskuara nuk janë kthyer. Hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur t’i shkojë hetimit deri në fund.
Për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme, do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner, kundër korrupsuonit dhe krimit të organzuar, në veçanti të lidhjeve të krimit të organizuar me politikën. E bëj këtë me vetëdijen se ky është mision që më përket mua dhe Partisë Demokratike.
Unë dhe PD jemi në dispozicion të drejtësisë belge dhe drejtësisë në tërësi.

Gazetarja: Për cfarë ju pyetën prokurorët belgë?

Lulzim Basha: Për fat të keq edhe përmes keqinformimit u është thënë shqiptarëve që cështja është mbyllur dhe janë ndarë paratë midis politikanëve të akuzuar se kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar. Paratë janë konfiskuar, procesi vazhdon në Belgjikë. Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH do të kenë mbështetjen e PD.

Gazetarja: Në çfarë cilësie u pyetët ju zoti Basha?

Lulzim Basha: Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.