U përfshi në plagosjen e të riut në ish-Bllok, arrestohet 35-vjeçari

58

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, në lidhje me plagosjen mbrëmë në ish-Bllok. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Renis Selimaj. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e Ç Shkurtit, 32 vjeç.

Vihet në pranga edhe 35-vjeçari, i cili u largua ditën e djeshme gjatë kohës së kapjes në flagrancë së autorit të dyshuar të ngjarjes. 35-vjeçari i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh dhe u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar shtetasi K. M, 38 vjeç, sherbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje. Në vijim të veprimeve është bërë ndalimi i shtetasit R. S, 35 vjeç, banues në Tiranë.